Oficerët e Sigurisë Në Shkolla Trajnohen mbi Higjienën Kibernetike

Me nisjen e vitit të ri shkollor , Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka filluar trajnimet mbi Higjienën Kibernetike edhe për Oficerët e Sigurisë në Shkolla, duke u zhvilluar fillimisht në qytetin Tiranës dhe Durrësit. Këto sesione trajnimi synojnë përmirësimin e aftësive të tyre për të mbrojtur nxënësit nga kërcënimet online  dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi higjienën kibernetike dhe përdorimin e sigurt të internetit.
Trajnimet përfshijnë çështje të rëndësishme, si bullizmi kibernetik , ngacmimi seksual , hakerimi i të dhënave personale dhe rreziqet që vijnë nga lojërat online. Oficerët e Sigurisë po përvetësojnë strategji të reja për të identifikuar dhe parandaluar këto kërcënime, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit brenda dhe jashtë shkollave.
Këto trajnime do të shtrihen edhe në qytete të tjera në të gjithë vendin, duke synuar që çdo shkollë të pajiset me njohuritë e nevojshme për të mbrojtur fëmijët në një mjedis dixhital gjithnjë e më kompleks.
Buletini I Lajmeve Të Sigurisë Kibernetike Shtator 2024
AKSK