Një dekadë ndërgjegjësim për sigurinë online të fëmijëve

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike fokusuar në implementim e politikës strategjike për rritjen e sigurisë së fëmijëve në hapësirën kibernetike, organizoi në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare International Telecommunication Union (ITU), datën 6 dhjetor 2023 workshop-in me temë “Një dekadë ndërgjegjësim për sigurinë online të fëmijëve.”

Ky workshop u realizua në kuadër të përmbylljes së një projekti dy vjeçar iniciuar në shtator 2021 deri në dhjetor 2023, ku qëllimi kryesor është krijimi i një hapësirë kibernetike të sigurt për fëmijët përmes rritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit me trajnime të shumta dhe fushatave ndërgjegjesuese për tre grupe interesi si fëmijët dhe të rinjtë, mësuesit, prindërit dhe punonjësit social si dhe subjekte të sektorit të industrisë. Gjatë workshop-it AKCESK prezantoi rezultatet e aktivitetet e zhvilluara për implementimin e këtij projekti në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pjesëmarrës ishin institucione shtetërore që kanë në fokus mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve si MAS, ASHDMF, AKEP, QPKMR, Policia e Shtetit, përfaqësues nga Ofruesit e Shërbimit të Internetit (ISP), gjithashtu dhe shumë organizata joqeveritare përfaqësues të shoqërisë civile, ku gjatë diskutimeve treguan punën e tyre të vazhdueshme në mbrojtje të fëmijëve, ngritën problematika në lidhje me boshllëqet ligjore dhe nevojën e legjislacionit në fuqi për ndryshim, si dhe u diskutua mbi urat e bashkëpunimit dhe krijimin e projekteve vazhdueshme në të ardhmen nëpërmjet institucione kompetente, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare partner si ITU.

Në këtë workshop u theksua rëndësia e ndërgjegjësimit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në internet, duke ofruar burime dhe mjete që mbështesin fëmijët, prindërit, mësuesit, edukatorët, punonjësit social, duke ndërmarrë masat e nevojshme për krijimin e një ekosistemi sa më të sigurt online.

 

Buletini i Lajmeve të Sigurisë Kibernetike Nëntor 2023
AKSK