Në datën 17 Maj, në qytetin e Përmetit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në Pallatin e Kulturës, Workshop për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit.
Në këtë takim u përfshinë nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, mësuesit, drejtoresha, psikologia e shkollës, përfaqësues nga Policia e Shtetit, përfaqësues nga shërbimi i provës, Oficerë Sigurie në shkolla, ZVA Përmet, Zyra e Punës dhe punonjës të shërbimit social.
Leksione të tilla kanë për qëllim udhëzimin e nxënësve mbi mënyrat e përdorimit të sigurtë të teknologjisë dhe internetit. Kjo përfshin këshillimin për të vepruar me kujdes në hapësirën digjitalenë mënyrë që të rrisim përfitimet nga teknologjia dhe shmangien e rreziqeve të mundshme.