Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve, AKCESK në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi një orë leksioni të hapur në shkollën 9-vjeçare “Xhemal Çekini” Uznovë, Berat për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit. Në këtë takim u përfshinë nxënësit e klasës së VIII dhe IX, mësuesit, psikologia dhe drejtoresha e shkollës. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe punonjës nga Policia e Shtetit dhe Shërbimit Social.
Leksione të tilla kanë për qëllim udhëzimin e nxënësve mbi mënyrat e përdorimit të sigurtë të teknologjisë dhe internetit. Kjo përfshin këshillimin për të vepruar me kujdes në hapësirën digjitale në mënyrë që të rrisim përfitimet nga teknologjia dhe shmangien e rreziqeve të mundshme.