Finalizohet projekti “Sinjalizues të besuar për një ekosistem kibernetik të sigurt ndaj ekstremizmit të dhunshëm”

U finalizua me sukses projekti “Sinjalizues të besuar për një ekosistem kibernetik të sigurtë ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, e organizuar nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Rreth 20 pjesëmarrës përfituan njohuri në ciklin e Akademisë së Sinjalizuesve të Besuar, nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. AKCESK dhe institucione të tjera shtetërore ofruan praktika dhe trajnime të dedikuara në fushën e sigurisë kibernetike.

Sinjalizuesit e besuar u bënë gjithashtu pjesë e konkursit të monitorimit të përmbajtjeve të paligjshme në internet për një periudhe 4 mujore (prill – korrik 2023), në rrjetet sociale dhe Youtube, ku sinjalizuesi me më shumë raportime iu ofrua një bursë e plotë certifikimi në Data Science, në profilin e kodimit ose sigurisë kibernetike të Academy Coding Dojo inc.

AKCESK, garantoi vijimin e mëtejshëm të formimit dhe bashkëpunimit profesional me rrjetin e Sinjalizuesve të Besuar, për të garantuar një internet më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri

 

     

Buletini Javor 2-6 Tetor 2023