Deklaratë Zyrtare

Nisur nga informacionet e qarkulluara në disa media lidhur me gjenerimin e certifikatës personale nga portali e-Albania, sqarojmë si më poshtë:

AKCESK pas analizimit teknik të procesit të gjenerimit të certifikatës në portalin e-Albania konfirmon me kompetencë të plotë teknike qe shfaqja e certifikatës në formën preview siç është publikuar në disa media është vetëm në pjesën “front-end” dhe në këtë hap certifikata NUK është me vule elektronike, pra si e tillë NUK ka asnjë vlere ligjore.

Në pamjet e shfaqura ku pretendohet se certifikata mund të manipulohet, siç shikohet qartë, bëhet fjalë për një dokument PA VULË elektronike e cila NUK ka asnjë vlerë ligjore.

Të dhënat e certifikatës për t’u vulosur elektronikisht, postohen nga sistemi elektronik “back-end” i cili është llogjikisht dhe teknikisht i ndarë me pjesën e “front-end”.

Nga analiza e zhvilluar nga ekspertet e AKCESK, duket qartë që nuk mund të manipulohen të dhënat e serverit pasi ato gjenerohen në kohë reale të enkriptuar në server-side.

Theksojmë se, vula elektronike është elementi i cili garanton autenticitetin dhe integritetin e një dokumenti elektronik. Dokumenti që vuloset elektronikisht është i PAMANIPULUESHËM dhe i PADUKSHËMclient-side, por krijohet në server-side në fazën e fundit kur përdoruesi klikon butonin “Shkarko dokumentin e vulosur”.

I njoftojmë qytetaret që të jenë të qetë dhe te vijojnë të marrin shërbime gjithmonë të besueshme nga portali qeveritar e-albania.

Kërkojmë nga mediat, të qëndrojnë profesionalë duke mos u bërë pjesë e përhapjes së informacionit të rremë që ngjall panik.

AKCESK është gjithmonë në dispozicionin për të mbështetur çdo shqetësim tuajin i cili do të përmirësonte eko-sistemin tonë digjital në Shqipëri.

Buletini javor 20-24 Nëntor 2023
AKSK