AKCESK në bashkëpunim me Institutin Kanadez të Teknologjisë (CIT) organizoi një Trajnim Teknik dinamik për Sigurinë Kibernetike të mbajtur nga Z. Ergis Gaxho, Z. Gerald Bici dhe Z. Kristian Josifi, i koordinuar nga Assoc. Prof. Reis Mulita dhe Dr. Wassim Ahmad. Pjesëmarrësit fituan njohuri praktike për parandalimin e sulmeve kibernetike dhe si të qëndrojnë përpara […]
Shqipëria është një nga vendet e para në Europë që transpozon Ligjin Nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike” si angazhim për antarësimin në Bashkimin Europian. Ligji i ri u prezantua dhe u miratua si angazhim i qeverisë që Shqipëria të jetë lider në sigurinë kibernetike, e përgatitur për t’ju përgjigjur sulmeve të vazhdueshme. Ky ligj është […]
Pjesëmarrja aktive e AKCESK në aktivitetin e OSCE mbi “Klasifikimin kombëtar të incidenteve kibernetike” përforcon angazhimin tonë në rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike. Gjatë këtij aktiviteti, AKCESK ndau praktikat kombëtare lidhur me hartimin dhe zbatimin e sistemit kombëtar për klasifikimin e incidenteve kibernetike, duke përfshirë kuadrin ligjor, aktet nënligjore dhe sfidat kryesore. Theks i […]
Në takimin me delegacionin e Komisionit për Demokraci dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pranë Kryesisë së Kuvendit Shqiptar, z. Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike (AKCESK), në fjalën e tij ndau arritjet e Shqipërisë në përmirësimin e hapësirës kibernetike. Në këtë takim u theksua mungesa […]
Sot, një grup studentësh nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës vizituan AKCESK, ku u njohën me kuadrin rregullator të sigurisë kibernetike, si dhe me sfidat e kërcënimet më të fundit në fushë. Studentët u inkurajuan të aplikojnë për Western Balkans Cyber Camp, një aktivitet rajonal i organizuar nga AKCESK, që synon të fuqizojë aftësitë e të […]
Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve, në datën 9 Prill AKCESK në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në qytetin e Lezhës një orë leksioni të hapur në gjimnazin “Hydajet Lezha”, për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit.
Në datën 3 Prill 2024, u organizua në ambientet e Bashkisë Cërrik, nga AKCESK në bashkëpunim me ASHDMF, Workshop-i i radhës në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Një hapësirë kibernetike më e sigurt për fëmijët”. Ky Workshop u zhvillua në kuadër të ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rinjve, që përveç përfitimeve pozitive që ka përdorimi i […]
Në kuadër të “Një hapësire kibernetike më të sigurt për fëmijët” AKCESK në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF), organizuan në Pallatin e Kulturës Kukës, Workshop në datën 27 Mars 2024. Ky workshop u zhvillua në kuadër të ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rinjve për një hapësirë kibernetike më të […]
Drejtori i Analizës së Përputhshmërisë, Riskut dhe Kontrollit në AKCESK, z. Saimir Kapllani, gjatë ditëve të “Balkan Cybersecurity Days” prezantoi progresin e Shqipërisë në mbrotjen aktive të rrjeteve dhe sisteme të infrastrukturave kritike të informacionit.
Në datën 12 Mars 2024, u organizua nga OSBE, Vjenë, takimi i grupit joformal të punës për sigurinë kibernetike. Ky takim mblodhi përfaqësues te lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, te cilët diskutuan mbi angazhimet e ndërmarra në implementimin e masave për ndërtimin e besimit (CBM) në fushën e sigurisë kibernetike. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin […]