Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

Siguria Digjitale për Të Gjithë – Ndërgjegjësim për Fëmijët me Nevoja të Veçanta dhe Prindërit e Tyre

Në kuadër të nismës për përfshirjen dhe edukimin digjital të grupeve të nënpërfaqësuara, u zhvillua një tjetër sesion ndërgjegjësues mbi sigurinë në internet me fëmijët me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre.

Gjatë takimit u diskutuan mënyrat e përdorimit të sigurt të teknologjisë, rreziqet online dhe mbrojtja e të dhënave personale në përditshmëri.

Ashtu si në aktivitetet e mëparshme, pjesë e trajnimit ishte edhe Luani – pjesë e komunitetit të tyre, i cili është tashmë ambasador i sigurisë digjitale dhe kontribuon me pasion e profesionalizëm në trajnimin e këtyre grupeve.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e One Albania dhe në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK.

Shpërndaj Postimin