AKSK Merr Pjesë në Workshopin Ndërkombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Trajnimin mbi Ransomware

AKSK mori pjesë në workshopin “Siguria Ndërkombëtare në Hapësirën Kibernetike me partnerët për kundërvënien ndaj kërcënimit të ransomware” i fokusuar në trajtimin e kërcënimit në rritje të sulmeve ransomware. Korporata MITRE ishte pjesëmarrëse dhe ofroi trajnim mbi standardin NIST dhe nxiti forcimin e bashkëpunimit në partneritetin publik-privat. Gjithashtu Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë pasqyroi partneritetet […]

AKSK pjesë aktive e takimit të OKB

Grupi i Hapur i Punës për sigurinë dhe përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit të Kombeve të Bashkuara, pas negociatave të gjata dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rëndësishme mbi çështje kyçe, ka miratuar me konsensus Raportin e Tretë të Progresit (APR). Kjo arritje shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet globale për të nxitur bashkëpunimin dhe për të përmirësuar kapacitetet e sigurisë kibernetike. AKSK ishte pjesë aktive e kësaj përpjekjeje dhe prezantoi pozicionin e Shqipërisë në këto negociata, që u zhvilluan më 8-12 korrik 2024.

AKSK Pjesëmarrës në Trajnimin Ndërkombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Fuqizimin e Grave

Përgjatë datave 1-5 korrik, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mori pjesë në Fellowship-in “Women in International Security and Cyberspace” (WiC) në New York, mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky trajnim ndërkombëtar synon të fuqizojë gratë dhe të rrisë përfaqësimin e tyre në diskutimet globale mbi sigurinë kibernetike. Pjesëmarrja e AKSK-së tregon përkushtimin tonë ndaj barazisë gjinore dhe përmirësimit të sigurisë kibernetike në nivel ndërkombëtar.

Cyber Week 2024

Më datat 24 deri më 27 qershor 2024, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në konferencën ndërkombëtare Cyber Week 2024 në Tel Aviv, ku uzhvilluan takime të vlefshme dhe produktive me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.

Ky forum ofroi një mundësi të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi sfidat e terrorizmit global kibernetik dhe për të forcuar partneritetet ndërkombëtare.

Konferenca e Sigurisë Kibernetike të NATO-s

AKSK ishte pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë Kibernetike të NATO-s, e cila u zhvillua më 25-27 qershor, në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s (NDC) në Romë, Itali.

Qëllimi i konferencës ishte të ofronte një forum të hapur për diskutime brenda ekosistemit të  sigurisë kibernetike dhe të identifikonte mundësitë për përshpejtimin e përpjekjeve mbi strategjitë e mbrojtjes kibernetike të NATO-s. Tematikat e trajtuara u fokusuan në menaxhimin e incidenteve dhe rrezikun kibernetik nga këndvështrimet strategjike, operacionale dhe taktike.

Industrial Control System (ICS) Cybersecurity Lab (301L)

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me CISA dhe Ambasadën Amerikane, në kuadër të rritjes së kapaciteteve të ekspertëve të infrastrukturave kritike, mori pjesë në trajnimin “Industrial Control System (ICS) Cybersecurity Lab (301L)” përgjatë datave 15 – 18 Korrik 2024, në Washington, DC.

Nëpërmjet këtij trajnimi u synua njohja me teknologjitë Industrial Control System (ICS), ndërthurja e IT/OT me njëra-tjetrën dhe zhvillimi i Cyber Escape Rooms duke bërë simulime praktike.

Takimi Vjetor i Pikave Kombëtare të Kontaktit të CBM 8

AKSK përgjatë datave 10-12 qershor 2024 mori pjesë në Takimin Vjetor të Pikave Kombëtare të Kontaktit të CBM 8 dhe Takimin e Grupit Informal të Punës të sigurisë kibernetike në OSBE në Vjenë.

Shqipëria tregoi që përkushtimin për të promovuar dhe zbatuar CBM-të duke u angazhuar për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë kibernetike në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Konferenca Vjetore e OSBE-së për Sigurinë e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në Konferencën Vjetore të OSBE-së për Sigurinë e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – “Forcimi i Qëndrueshmërisë Kombëtare Kibernetike,” që u mbajt më 15-16 korrik 2024 në Mellieħa, Maltë.

Kjo konferencë shërbeu si një platformë e rëndësishme për të ndarë njohuritë dhe përvojat tona dhe për të kontribuar në përpjekjet kolektive për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Konferenca e Parë e WB3C në Podgoricë

Në datat 11-12 Qershor 2024, u mbajt konferenca rajonale “Western Balkans Cyber Capacity Center Regional Conference” në Podgoricë, ku mori pjesë edhe AKSK.

Ky aktivitet në nivel rajonal mblodhi ekspertë, politikëbërës dhe funksionarë të sigurisë kibernetike të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar mënyrat e rritjes së qëndrueshmërisë kibernetike në rajon. Konferenca mbuloi dhe trajtoi temat kundër krimit kibernetik, sigurisë kibernetike, ndikimin e inteligjencës artificiale në sigurinë dhe diplomacinë kibernetike; u shkëmbyen pikëpamje të ndryshme, u diskutuan praktikat më të mira në lidhje me situatat kritike me të cilat përballen vendet në zhvillim.