AKSK mori pjesë në workshopin “Siguria Ndërkombëtare në Hapësirën Kibernetike me partnerët për kundërvënien ndaj kërcënimit të ransomware” i fokusuar në trajtimin e kërcënimit në rritje të sulmeve ransomware.
Korporata MITRE ishte pjesëmarrëse dhe ofroi trajnim mbi standardin NIST dhe nxiti forcimin e bashkëpunimit në partneritetin publik-privat. Gjithashtu Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë pasqyroi partneritetet efektive mes këtij komuniteti dhe palëve të interesit lidhur me mënyrën se si komuniteti global po e përballon këtë sfidë.