Grupi i Hapur i Punës për sigurinë dhe përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit të Kombeve të Bashkuara, pas negociatave të gjata dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rëndësishme mbi çështje kyçe, ka miratuar me konsensus Raportin e Tretë të Progresit (APR). Kjo arritje shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet globale për të nxitur bashkëpunimin dhe për të përmirësuar kapacitetet e sigurisë kibernetike. AKSK ishte pjesë aktive e kësaj përpjekjeje dhe prezantoi pozicionin e Shqipërisë në këto negociata, që u zhvilluan më 8-12 korrik 2024.