Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me CISA dhe Ambasadën Amerikane, në kuadër të rritjes së kapaciteteve të ekspertëve të infrastrukturave kritike, mori pjesë në trajnimin “Industrial Control System (ICS) Cybersecurity Lab (301L)” përgjatë datave 15 – 18 Korrik 2024, në Idaho.
Nëpërmjet këtij trajnimi u synua njohja me teknologjitë Industrial Control System (ICS), ndërthurja e IT/OT me njëra-tjetrën dhe zhvillimi i Cyber Escape Rooms duke bërë simulime praktike.