AKCESK në kuadër të angazhimeve të ndërmarra, në cilësinë e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), ka punuar intensivisht për përafrimin e plotë të kuadrit ligjor të fushës së veprimtarisë, me kuadrin rregullator të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst është hartuar projektligji “Për sigurinë kibernetike”, projektligj i cili synon përafrim të plotë me […]
Në datat 24-27 Prill 2023 në San Francisco, USA organizohet konferenca “RSA Conference 2023”. Konferenca mbledh liderët e sigurisë kibernetike dhe përfaqësuesit më të rëndësishëm të industrisë, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse, shkëmbimin e praktikave më të mira për rritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e informacioneve mbi përdorimin dhe menaxhimin […]
Më datë 11.04.2023, në kuadër të planit të ri strategjik për forcimin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, zhvilloi trajnimin e dedikuar për rritjen e kapaciteteve profesionale të stafeve përgjegjëse të sigurisë kibernetike të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në vend. Trajnimi u zhvillua në […]
Mbrojtja e infrastrukturave kritike të informacionit është fokusi i bashkëpunimit të AKCESK me Software Engineering Institute | Carnegie Mellon University, si një nga shtyllat e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike. Në këtë linjë, vizioni i ri strategjik i Drejtorit të Përgjithshëm të AKCESK Z. Igli Tafa, bazohet në një metodologji aktive që synon kontrollin dhe […]
RRITJA E KAPACITETEVE NJERËZORE NË FUSHËN E SIGURISË KIBERNETIKE Në datën 17.03.2023, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, njëkohësisht edhe Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Z. Igli Tafa zhvilloi pranë zyrave të AKCESK, një takim me përfaqësues të DAI dhe USAID. Takimi u zhvillua në funksion të forcimit të […]