Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

Përfundon me sukses Webinari i radhës mbi Sulmet Kibernetike, Vektorët e Sulmeve dhe Mbrojtja ndaj tyre

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, zhvilloi më 26 korrik webinarin e radhës me temë “Sulmet Kibernetike, Vektorët e Sulmeve dhe Mbrojtja ndaj tyre”. Rreth 100 pjesëmarrës, nga sektori publik dhe privat, u informuan rreth sulmeve te ndryshme, mënyrat kryesore si sulmuesit hyjnë në sistemet dhe rrjetet tona si dhe strategjitë e mbrojtjes ndaj këtyre sulmeve nga eksperti i Autoritetit, z.Ilir Daka.

Webinare të tilla kanë për qëllim të ndërgjegjësojnë pjesëmarrësit për rreziqet e ndryshme të sigurisë kibernetike dhe t’u ofrojë atyre njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të mbrojtur sistemet e tyre nga kërcënimet e mundshme.

Duke ju falënderuar për pjesëmarrjen, ju mirëpresim në webinare të tjera!

Shpërndaj Postimin