Finalizohet me sukses faza e pare e bashkepunimit te AKCESK dhe SEI

U zhvillua sot takimi përmbyllës i fazës së parë të projektit të bashkëpunimit të AKCESK dhe Software Engineering Institute (SEI), me fokus ngritjen e Qendrës Kombëtare dhe sektoriale të monitorimit të incidenteve kibernetike.Nën drejtimin e kreut të AKCESK Z. Igli Tafa, përfaqësuesit e SEI realizuan takime konsultuese me stafet përgjegjëse të operatorëve të infrastrukturave kritike […]

Takim me përfaqësues të Institute for Security Governance/ delegacioni US

Takim me përfaqësues të Institute for Security Governance/ delegacioni US

AKCESK zhvilloi një takim të përbashkët me përfaqësues të Institute for Security Governance, si pjesë e delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me misionin e dedikuar në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes. Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK z. Igli Tafa, prezantoi në takim rolin dhe vizionin e Autoritetit, si dhe bashkëpunimin me Ministrinë e […]

Albania Prime Minister

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në fushën e Sigurisë Kibernetike ndërmjet AKCESK dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Me datë 05.04.2023 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike ndërmjet AKCESK dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje të rëndësishme, AKCESK fillon një kapitull të ri bashkëpunimi me partnerët strategjikë të Emirateve të Bashkuara Arabe, drejt sigurimit të kufijve të padukshëm të hapësirës kibernetike të Shqipërisë, nëpërmjet shkëmbimit […]

Rritja e Kapaciteteve Njerëzore në fushën e Sigurisë Kibernetike

Më datë 11.04.2023, në kuadër të planit të ri strategjik për forcimin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, zhvilloi trajnimin e dedikuar për rritjen e kapaciteteve profesionale të stafeve përgjegjëse të sigurisë kibernetike të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në vend. Trajnimi u zhvillua në […]

Ransomware and wiper signed with stolen certificates

Rritja e aktiviteteve nga APT Iraniane kërkon vigjilencë të shtuar!

Kohët e fundit është vënë re një rritje e aktivitetit nga APT Iraniane. Pas sulmeve kibernetike të zbuluara në 17 Korrik 2022, Shqipëria u bë shteti i parë në botë që ndërpret marrëdhëniet diplomatike për shkak të një sulmi kibernetik! Në atë kohë, agjencitë e specializuara brenda vendit dhe partnerët strategjikë ndërkombëtarë adresuan dhe asistuan […]

SHQIPËRIA, PËRKRAH BE-SË DHE ALEATËVE STRATEGJIKË, NË DEKLARATËN E SAJ TË MBAJTUR GJATË SESIONIT TË KATËRT TË UN OEWG “ON SECURITY OF AND IN THE USE OF INFORMATION AND COMMUNICATIONS TECHNOLOGIES”

SHqipëria, përkrah BE-së dhe Aleatëve Strategjikë, në deklaratën e saj të mbajtur gjatë sesionit të katërt të UN OEWG “On Security of and in the use of Information and Communication Technologies”

Shqipëria, nëpërmjet Misionit të Përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ishte i vetmi vend i Rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili pati një rol aktiv, në përmbushje të angazhimeve në terma të ndërtimit të dialogut të vazhdueshëm dhe konstruktiv institucional, për çështjet e sigurisë kibernetike nën kujdesin e OKBsë, në linjë të plotë […]

SIGURIA KIBERNETIKE – PRIORITET KRYESOR NË AGJENDËN E KOMBEVE TË BASHKUARA

Siguria Kibernetike – Prioritet kryesor në Agjendën e Kombeve të Bashkuara

SIGURIA KIBERNETIKE – PRIORITET KRYESOR NË AGJENDËN E KOMBEVE TË BASHKUARA Sesioni i katërt i “Open-Ended Working Group (OEWG) on security of and in the use of information and communications technologies” zhvilloi punimet e tij në datat 6 – 10 Mars 2023, fokusuar në kërcënimet globale të sigurisë kibernetike, Masat e Ndërtimit të Besimit (MNB) […]

ADRESIMI I SFIDAVE TË SIGURISË KIBERNETIKE, NË FOKUS TË DISKUTIMEVE TË KONFERENCËS “SFIDAT E SIGURISË KIBERNETIKE NË SHQIPËRI”

Adresimi i Sfidave të Sigurisë Kibernetike, në fokus të diskutimeve të Konferencës “Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, USAID / DAI, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Shoqatën Shqiptare të Bankave, Soft&Solution, R&T Group, One Telecommunications dhe DigitALB organizuan konferencën “Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri”, […]