Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, priti në një takim ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, z. Niklas Ström, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike midis dy vendeve.
Takimi u përqendrua në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, me theks të veçantë tek sektori i telekomunikacionit, duke synuar shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës për përballimin e sfidave digjitale.
Ky partneritet ka për qëllim rritjen e sigurisë ndaj kërcënimeve kibernetike, përmes forcimit të kapaciteteve të përbashkëta për mbrojtjen e infrastrukturës dixhitale dhe garantimin e stabilitetit në sektorët kryesorë të telekomunikacionit.