Nxitet bashkëpunimi mes AKSK dhe Autoritetit Portual të Durrësit në kuadër të sigurisë së infrastrukturave kritike të vendit

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual të Durrësit, z. Kreshnik Bajraktari, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë së infrastrukturave kritike të vendit.
Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë iu kushtua avancimit të teknologjive të sigurisë me qëllim përmirësimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve kibernetike, investimet strategjike të nevojshme për modernizimin e infrastrukturës portuale, si dhe për zhvillimin e trajnimeve të specializuara  për stafin, duke siguruar kështu një nivel më të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë.
Konferenca e Ambasadorëve – Igli Tafa: “Të forcojmë kapacitetet dhe edukimin për të përballuar kërcënimet e keqinformimit”
AKSK