“Reagimi ndaj incidenteve kibernetike” – Cybersecurity Talent Club

Takimi i radhës i Cybersecurity Talent Club solli në fokus reagimin ndaj incidenteve kibernetike, duke trajtuar mënyrat se si identifikohen, analizohen dhe menaxhohen situatat kritike në kohë reale. Përmes diskutimit të rasteve konkrete, pjesëmarrësit u njohën me sfidat dhe vendimmarrjen që kërkohet në momente kyçe për mbrojtjen e sistemeve dhe të dhënave.

Panelet dhe diskutimet kryesore në Balkan Cybersecurity Days 2026

Gjatë Balkan Cybersecurity Days 2026 në Shkodër, pjesa e paneleve dhe sesioneve solli diskutime mbi çështjet më kritike të sigurisë kibernetike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Konferenca, e organizuar nga DCAF, FIRST dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Western Balkans Cyber Capacity Centre (WB3C), mblodhi ekspertë, përfaqësues institucionesh […]

Identifikimi analizimi dhe reagimi ndaj alerteve të sigurisë dhe vlerësimi i qëndrueshmërisë kibernetike në fokus të trajnimit për OIKI/OIRI

Në kuadër të takimeve të vazhdueshme me infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim të dedikuar, të fokusuar në identifikimin, analizimin dhe reagimin ndaj alerteve të sigurisë, si dhe në vlerësimin e qëndrueshmërisë kibernetike përmes testimeve të sigurisë.