Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi trajnimin e katërt dhe të fundit në kuadër të ciklit të trajnimeve teknike të dedikuara për përfaqësues të disa institucioneve të pavarura, me fokus në Endpoint Detection & Response (EDR) dhe mbrojtjen e pajisjeve fundore nga kërcënimet kibernetike.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me qasje dhe mjete që mundësojnë monitorimin e vazhdueshëm të pajisjeve fundore, identifikimin e aktiviteteve të dyshimta dhe reagimin ndaj incidenteve të sigurisë. Përmes sesioneve praktike, ata eksploruan teknika për zbulimin e kërcënimeve dhe forcimin e mbrojtjes së sistemeve ndaj sulmeve kibernetike.
Ky trajnim përmbylli ciklin e trajnimeve teknike të organizuara nga AKSK, të cilat synuan forcimin e kapaciteteve profesionale të institucioneve në monitorimin, mbrojtjen dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike, si dhe rritjen e qëndrueshmërisë së tyre digjitale.
Falenderim i veçantë për DCAF për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij cikli trajnimesh.
