Në kuadër të forcimit të kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike dhe rritjes së aftësive praktike të studentëve, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, zhvilloi një aktivitet praktik “Cyber Drill”, i fokusuar në simulimin e situatave reale kibernetike dhe reagimin ndaj incidenteve të sigurisë.
Gjatë aktivitetit, studentët dhe stafi akademik u angazhuan me mbështetjen e ekspertëve të AKSK-së, në ushtrime praktike dhe skenarë interaktivë, duke testuar aftësitë e tyre në analizimin, identifikimin dhe menaxhimin e kërcënimeve kibernetike. Ky bashkëpunim synon të afrojë më tej studentët me praktikat reale të sigurisë kibernetike dhe të kontribuojë në zhvillimin e brezit të ri të talenteve në këtë fushë.
