Përfundoi me sukses faza e dytë e procesit të përzgjedhjes së ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në European Cybersecurity Challenge (ECSC) 2026.
Për dy ditë me radhë, rreth 25 studentë dhe të rinj të apasionuar pas teknologjisë dhe sigurisë kibernetike morën pjesë në këtë fazë selektimi, duke testuar aftësitë e tyre në kategori të ndryshme të sfidave Capture The Flag (CTF), si web security, cryptography, digital forensics, reverse engineering dhe fusha të tjera të sigurisë kibernetike.
Në përfundim të kësaj faze intensive do të përzgjidhen 10 kandidatët më të mirë, të cilët do të formojnë ekipin kombëtar shqiptar për pjesëmarrjen në European Cybersecurity Challenge 2026, kompeticioni më i madh evropian për talentet e reja të sigurisë kibernetike, i organizuar nga European Union Agency for Cybersecurity (ENISA).
ECSC 2026 do të zhvillohet nga 12–16 tetor 2026 në Bochum, Gjermani, dhe pritet të mbledhë rreth 500 pjesëmarrës nga më shumë se 35 vende evropiane, të cilët do të konkurrojnë në sfida praktike të sigurisë kibernetike dhe do të shkëmbejnë eksperienca me talentet më të mira të kontinentit.
Urime të gjithë pjesëmarrësve për përkushtimin dhe performancën e treguar, si dhe suksese ekipit shqiptar në rrugëtimin drejt ECSC 2026!
