Konferenca Vjetore e OSBE-së për Sigurinë e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në Konferencën Vjetore të OSBE-së për Sigurinë e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – “Forcimi i Qëndrueshmërisë Kombëtare Kibernetike,” që u mbajt më 15-16 korrik 2024 në Mellieħa, Maltë.

Kjo konferencë shërbeu si një platformë e rëndësishme për të ndarë njohuritë dhe përvojat tona dhe për të kontribuar në përpjekjet kolektive për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Konferenca e Parë e WB3C në Podgoricë

Në datat 11-12 Qershor 2024, u mbajt konferenca rajonale “Western Balkans Cyber Capacity Center Regional Conference” në Podgoricë, ku mori pjesë edhe AKSK.

Ky aktivitet në nivel rajonal mblodhi ekspertë, politikëbërës dhe funksionarë të sigurisë kibernetike të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar mënyrat e rritjes së qëndrueshmërisë kibernetike në rajon. Konferenca mbuloi dhe trajtoi temat kundër krimit kibernetik, sigurisë kibernetike, ndikimin e inteligjencës artificiale në sigurinë dhe diplomacinë kibernetike; u shkëmbyen pikëpamje të ndryshme, u diskutuan praktikat më të mira në lidhje me situatat kritike me të cilat përballen vendet në zhvillim.

Njoftim zyrtar

Të nderuar qytetarë, Ju informojmë se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike po ndjek nga afër zhvillimet mbi problemin teknik global që ka afektuar përdorues të Microsoft dhe Crowdstrike dhe ndikimet e mundshme të tij për sigurinë kibernetike në Shqipëri. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe institucionet vendase për të monitoruar situatën dhe […]

Set instruksionesh për Recover

Hapat e Recovery per Windows: Boot system in Safe Mode or Windows Recovery Environment Got to: C:\Windows\System32\drivers\CrowdStrike directory Locate the file matching “C-00000291*.sys”, and delete it or rename it “C-00000291*.bak” Boot host machine Hapat per Server Virtual (Mund te perdoret dhe procedura me siper ose si me poshte: Detach OS disk volume from impacted server. […]