Londër – Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-S

Shqipëria mori pjesë në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-S, mbajtur më 25-26 nëntor në Londër. Gjatë një prej paneleve, përfaqësuesit shqiptarë diskutuan mbi rreziqet dhe kërcënimet kibernetike me të cilat përballen sot vendet e NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe masave parandaluese në fushën e sigurisë kibernetike.

Tallinn Digital Summit

AKSK përfaqësoi Shqipërinë në Samitin Digjital të Talinit, duke theksuar përpjekjet e vendit për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike dhe harmonizimin me standardet e BE-së. Gjatë panelit dedikuar sigurisë dixhitale në Ballkanin Perëndimor, AKSK prezantoi rolin e saj në mbështetjen e institucioneve publike & private në përballimin e kërcënimeve kibernetike, duke nënvizuar rëndësinë e legjislacionit mbështetës […]

Ljubjanë – Komunikimi në kohë krize

AKSK mori pjesë në workshop-in dy-ditor në Ljubljana, ku u diskutuan strategjitë e komunikimit në kohë krize, ndërgjegjësimi kibernetik & marrëdhëniet me median. Ky aktivitet, i financuar nga BE, u fokusua në rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike, duke theksuar rëndësinë e besimit, transparencës & transferimit të njohurive për përmirësimin e parandalimit & reagimit ndaj sfidave kibernetike.

Gjenevë – ITU-D Study Group 2

Në kuadër të angazhimit ndërkombëtar, AKSK përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në takimin e ITU-D Study Group 2, mbajtur më 11-12 nëntor 2024 në Gjenevë. Gjatë takimit u prezantua studimi mbi pyetjen “Sigurimi i rrjeteve të informacionit dhe komunikimit – Praktikat më të mira për zhvillimin e një kulture të sigurisë kibernetike,” me titull: […]

Sarajevë – Konferencën e 9-të për Koordinimin e Sigurisë Rajonale

Më 7-8 nëntor, AKSK mori pjesë në “Konferencën e 9-të për Koordinimin e Sigurisë Rajonale në Ballkanin Perëndimor”, zhvilluar në Sarajevë. Gjatë konferencës u diskutua mbi rëndësinë e përballimit të kërcënimeve kibernetike dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal. Eventi u fokusua në ndarjen e përvojave dhe mbështetjen që ofrojnë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare për vendet anëtare.

Helsinki – Hybrid CoE Steering Board

Shqipëria u mirëprit si Shteti i ri Pjesëmarrës në CoE, pasi iu bashkua organizatës në qershor 2024. Duke vënë në dukje prioritetet e saj kundër kërcënimeve hibride, Shqipëria theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike & stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria shprehu gatishmërinë për të kontribuar në punën e CoE & për të bashkëpunuar me shtetet pjesëmarrëse.

Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale ‘Gjergji Canco’ Pjesëmarrës në Cyber Drill të Organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Gjergji Canco” patën mundësinë të marrin pjesë në një Cyber Drill të organizuar nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Ky trajnim synonte t’u ofronte nxënësve një përvojë praktike dhe konkrete mbi sfidat që paraqet siguria kibernetike në botën digjitale. Përmes skenarëve të simuluar, ata mësuan se si […]