Në konferencën rajonale CyberPulse 2025, të organizuar në Podgoricë nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Komisioni Europian dhe WB3C, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, paraqiti një propozim konkret për forcimin e bashkëpunimit rajonal në sigurinë digjitale.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një tjetër aktivitet ndërgjegjësues në qytetin e Elbasanit, kësaj radhe me pjesëtarë të komunitetit rom. Në fokus të këtij sesioni ishin praktikat bazë të sigurisë digjitale dhe rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave personale në mjedisin online.
Analizë teknike nga ekspertët e AKSK për sulmin ndaj sistemit IT të Bashkisë Tiranë.
Në kuadër të procesit të hartimit të projektligjit “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një sërë takimesh konsultuese me përfaqësues nga sektori financiar , fintech dhe mikrofinanciar, me ofrues të shërbimeve të besuara, si dhe me institucione publike që ofrojnë shërbime digjitale dhe që […]
Në kuadër të projektit “Cyber Balkans”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, AKSK mirëpriti përfaqësues të ekipeve CIRT nga Ballkani Perëndimor për një vizitë studimore dhe trajnim intensiv në Cyber Lab dhe Cyber Range.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.
Në kuadër të angazhimit për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë digjitale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi në Elbasan një aktivitet ndërgjegjësues për personat me nevoja të veçanta.
Gjatë sezonit veror, rritet ndjeshëm përdorimi i teknologjisë për qëllime personale dhe turistike: rezervime online, përdorimi i rrjeteve publike, komunikime përmes aplikacioneve digjitale, shpërndarja e fotove dhe vendndodhjes në rrjete sociale. Në të njëjtën kohë, rriten edhe rreziqet që vijnë nga aktorë keqdashës në hapësirën kibernetike, të cilët synojnë të përfitojnë nga mungesa e vëmendjes […]
Si i mbledhim të dhënat që ndihmojnë në forcimin e sigurisë kibernetike? Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ju fton në webinarin e radhës me temë: “Mbledhja Strategjike e të Dhënave për Sigurinë Kibernetike” Gjatë këtij sesioni do të diskutohen: Llojet e të dhënave të rëndësishme për sigurinë kibernetike Metodat efektive për mbledhjen dhe analizimin e […]