Shqipëria – rol aktiv në diskutimet e Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Kibernetike

Në datat 4-8 Mars, Departamenti i Shtetit të SHBA-së zhvilloi  Seksionin e 7-të Substancial të OEWG, në New York. Në këtë angazhim të rëndësishëm kombëtar, delegacioni i Shqipërisë ka luajtur një rol aktiv dhe ka dhënë kontribut të qenësishëm. AKCESK është pjesë e këtij delegacioni përmes zëvendës drejtoreshës së përgjithshme, znj. Floreta Faber. Pjesëmarrja e […]

AKCESK mbështet bashkëpunimin rajonal në reagim të sulmeve kibernetike

AKCESK mori pjesë në Konferencën Rajonale të Sigurisë Kibernetike, “Cyber Zero”, e cila u mbajt në Prishtinë, në datat 4 dhe 5 Mars. Kjo konferencë solli në vëmendje thelbin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtjen e infrastrukturave kritike kundër kërcënimeve në rritje kibernetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë panelit “Ndërtimi i një mburoje mbrojtëse për […]

Zyrtarisht AKCESK anëtarësohet në FIRST

Anëtarësimi në FIRST shënon angazhimin tonë për avancimin e sigurisë kibernetike dhe reagimin efektiv ndaj incidenteve. Të qenit pjesë e këtij Forumi ofron mundësi për të bashkëpunuar me komunitetin global të profesionistëve të sigurisë kibernetike, për të shkëmbyer njohuri dhe për të qëndruar në krah të zhvillimeve më të fundit në këtë fushë. Certifikata shoqëruese […]

Takim me grupin e deputetëve “Miqtë e fëmijëve” dhe shoqërinë civile

Në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, të ftuar në një seancë publike me temë “Interneti i sigurt”, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve, Policia e Shtetit dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) prezantuan para Grupit të Deputetëve “Miqtë e Internetit” disa nga masat […]

Shqipëria një Hap më Afër Sigurisë Kibernetike Globale

AKCESK anëtarësohet në FIRST Antarësimi i AKCESK në FIRST shënon një moment kyç në zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike të Shqipërisë. Forumi Global i Ekipeve të Reagimit ndaj Incidenteve dhe Sigurisë (FIRST) është organizata kryesore dhe lideri global në reagimin ndaj incidenteve. Anëtarësimi në FIRST u mundëson ekipeve të reagimit ndaj incidenteve të përgjigjen […]

Zhvillimi dhe sfidat e përdorimit te Inteligjencës Artificiale (AI), leksion i hapur nga eksperti Dror Gill.

Me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Tiranë dhe ekspertit të AI, Z.Dror Gill, u mbajt në ambientet e AKCESK leksioni i  hapur  lidhur me përdorimin dhe sfidat e inteligjencës artificiale në ditët e sotme. Ky leksion u fokusua në algoritmet qe përdoren në inteligjencën artificiale, aplikimi i saj në njohjen e fytyrës/zërit  si dhe […]