Përfundon me sukses Webinari i radhës mbi Qeverisjen dhe Standardet e Sigurisë Kibernetike

Sot, më datë 20 qershor, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, zhvilloi Webinarin e radhës me temë “Qeverisja dhe standardet e sigurisë kibernetike”. Më shumë se 200 pjesëmarrës, nga sektori publik dhe privat, u informuan rreth politikave të qeverisjes dhe standardeve të sigurisë kibernetike nga eksperti i Autoritetit, z.Gerald Bici.

Përditësoni kompjuterin tuaj Windows për të shmangur vjedhjen e të dhënave përmes Wi-Fi

Microsoft korrigjoi një dobësi mjaft serioze në Windows 10 dhe 11 që mund të rrezikonte kompjuterin tuaj kur lidhet me një rrjet publik Wi-Fi. Dobësia (CVE-2024-30078) mund t’i lejojë hakerët të instalojnë një paketë me qëllim të keq në pajisjet e lidhura me të njejtat rrjete Wi-Fi në vende si aeroporte, kafene, hotele apo edhe […]

AKSK në Bashkëpunim me SEI dhe Departamentin Amerikan të Shtetit zhvillon trajnimin për Menaxhimin e Riskut në Organizata

Rritja e kapaciteteve për vlerësim dhe menaxhim të riskut në sigurinë kibernetike është një nga objektivat e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK). Për këtë qëllim, më datat 3-5 Qershor, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me Software Engineering Institute (SEI) dhe me mbështetje të Departamentit Amerikan të Shtetit, organizuan trajnimin onsite dhe online […]