Sot, më datë 20 qershor, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, zhvilloi Webinarin e radhës me temë “Qeverisja dhe standardet e sigurisë kibernetike”. Më shumë se 200 pjesëmarrës, nga sektori publik dhe privat, u informuan rreth politikave të qeverisjes dhe standardeve të sigurisë kibernetike nga eksperti i Autoritetit, z.Gerald Bici.
Webinare të tilla i shërbejnë edukimit të publikut si dhe ndërgjegjësimit rreth çështjeve të rëndësishme të sigurisë kibernetike, si politikat e qeverisjes dhe standardet e sigurisë.
Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen, ju mirëpresim në webinare të tjera!