Përditësoni kompjuterin tuaj Windows për të shmangur vjedhjen e të dhënave përmes Wi-Fi

Microsoft korrigjoi një dobësi mjaft serioze në Windows 10 dhe 11 që mund të rrezikonte kompjuterin tuaj kur lidhet me një rrjet publik Wi-Fi.

Dobësia (CVE-2024-30078) mund t’i lejojë hakerët të instalojnë një paketë me qëllim të keq në pajisjet e lidhura me të njejtat rrjete Wi-Fi në vende si aeroporte, kafene, hotele apo edhe vende pune. Nga aty, hakerët mund të ekzekutojnë komandat nga distanca dhe të kenë akses në një sistem – të gjitha pa ndonjë ndërveprim të përdoruesit.

Microsoft prezantoi patch-in si pjesë e përditësimit mujor të sigurisë me 11 qershor. Microsoft e ka etiketuar cënueshmërine si “të rëndësishme”, dhe është vlerësimi i dytë më i lartë i ashpërsisë se kompanisë për dobësitë e sigurisë.

 

Trajnimi i AKSK për rritjen e kapaciteteve të stafit të Infrastrukturave Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit me Bashkitë dhe Mikrofinancat