AKCESK pjesmarrës në trajnimin për reagimin ndaj Incidenteve Kibernetike për Infrastrukturat Kritike të Informacionit

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve teknike të Infrastrukturave Kritike, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike mori pjesë në trajnimin katër ditor të zhvilluar nga USEA dhe Catalisto së bashku me asistimin e USAID në Tiranë.
Fokusi i programit ishte thellimi i njohurive të avancuara në menaxhimin e incidenteve kibernetike në infrastrukturat publike dhe private në Shqipëri si dhe vlerësimin e implementimit të masave të sigurisë bazuar në standardet më të njohura ndërkombëtare
.
Pjesëmarrja aktive në këtë trajnim i shërben AKCESK drejtpërdrejt në krijimin e kapaciteteve të qëndrueshme për të adresuar krizat e mundshme përmes forcimit të strategjive, inovacionit dhe sigurinë kibernetike.
Buletini javor 10-14 korrik 2023
AKSK