Zhvillohet trajnimi dy-ditor për sektorin e Shëndetësisë dhe për institucionet e pavarura ligjzbatuese mbi Sigurinë Kibernetike

AKSK vazhdon të përkushtohet në forcimin e kapaciteteve të stafit të infrastrukturave kritike dhe institucioneve të rëndësishme të informacionit. Këtë herë, organizuam një trajnim dy-ditor për sektorin e shëndetësisë dhe institucionet e pavarura ligjzbatuese, ku fokusi kryesor ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe aftësive të personelit IT/ICT në fushën e sigurisë kibernetike. Pjesëmarrësit përfituan njohuri të thelluara në tematika si:
  • Mbrojtja e Perimetrit të Rrjetit
  • Menaxhimi i Logeve (SIEM)
  • Mbrojtja e Sistemeve Fundore (EDR/XDR)
  • Përdorimi i teknologjive kompensuese me platforma Open Source
Ky trajnim synon përgatitjen më të mirë të institucioneve për të përballuar kërcënimet kibernetike, duke siguruar një mbrojtje më të fortë të sistemeve të tyre. Trajnimi u mbështet nga projekti “Siguria Kibernetike e Qëndrueshme dhe e Përgjegjshme në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe implementuar nga Qendra e Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë – DCAF.
Forcimi i Bashkëpunimit në Sigurinë Kibernetike midis Shqipërisë dhe Suedisë
AKSK