Mirëpritëm sot një grup prej 45 studentësh të Shkencave Kompjuterike nga Universiteti Amerikan në Kosovë (RIT-Kosovo). Kjo vizitë studimore kishte për qëllim të ofronte një pasqyrë të qartë mbi funksionimin e AKSK dhe të përfshinte studentët në një bashkëbisedim me ekspertët tanë për të ndarë përvojën dhe njohuritë e tyre.
Përmes këtyre vizitave, synojmë të nxisim interesin e të rinjve për t’u specializuar në fushën e sigurisë kibernetike dhe të kontribuojnë me njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke forcuar më tej sigurinë kombëtare dhe atë rajonale. Edukimi profesional dhe zhvillimi i talenteve të reja janë prioritete të rëndësishme për ne.