Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

Vizitë Studimore e Studentëve të Shkencave Kompjuterike nga RIT-Kosovo në AKSK

Mirëpritëm sot një grup prej 45 studentësh të Shkencave Kompjuterike nga Universiteti Amerikan në  Kosovë (RIT-Kosovo). Kjo vizitë studimore kishte për qëllim të ofronte një pasqyrë të qartë mbi funksionimin e AKSK dhe të përfshinte studentët në një bashkëbisedim me ekspertët tanë për të ndarë përvojën dhe njohuritë e tyre.

Përmes këtyre vizitave, synojmë të nxisim interesin e të rinjve për t’u specializuar në fushën e sigurisë kibernetike dhe të kontribuojnë me njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke forcuar më tej sigurinë kombëtare dhe atë rajonale. Edukimi profesional dhe zhvillimi i talenteve të reja janë prioritete të rëndësishme për ne.

Shpërndaj Postimin