Në zbatim të ligjit nr. 25/2024 “Për sigurinë kibernetike” dhe metodologjisë përkatëse, është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave lista e përditësuar e operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, e cila përfshin gjithsej 215 operatorë në nivel kombëtar: 133 të klasifikuar si infrastrukturë kritike, 82 si infrastrukturë e rëndësishme e informacionit.
Po jetojmë në një periudhë të karakterizuar nga cenueshmëria digjitale dhe paqëndrueshmëria gjeopolitike. Në këtë kontekst, siguria kibernetike nuk është më thjesht çështje e qëndrueshmërisë kombëtare, por përbën një dimension thelbësor të procesit të integrimit europian në rajonin tonë. Për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), domosdoshmëria për t’u përafruar me kuadrin e Bashkimit Europian […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka publikuar një analizë të detajuar teknike për skedarin keqdashës Lumma Stealer, një mjet i kategorisë Infostealer që po përdoret gjerësisht për grumbullimin e të dhënave të ndjeshme nga pajisje të kompromentuara.
Në kuadër të ligjit “Për sigurinë kibernetike” dhe pas vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e listës së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nisur zbatimin e këtij vendimi përmes takimeve me subjektet e përfshira.
Në realitetin digjital të sotëm, ku aplikacionet dhe platformat mund të kufizohen për arsye të ndryshme ligjore apo të sigurisë, shumë përdorues kërkojnë mënyra për të anashkaluar këto barriera. Zgjidhja më e shpejtë për ta duket të jetë një aplikacion VPN falas. Por ajo që pak e kuptojnë është se, ndërkohë që një VPN falas […]
Gjatë ditëve të fundit të këtij fundviti, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizoi disa takime me përfaqësuesit e Infrastruktures Kritike të Informacionit. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ishte diskutimi dhe shkëmbimi i informacionit mbi rreziqet kibernetike që mund të shtohen gjatë periudhës festive, si dhe masat që duhen ndërmarrë për të parandaluar dhe adresuar këto […]
Mirëpritëm sot një grup prej 45 studentësh të Shkencave Kompjuterike nga Universiteti Amerikan në Kosovë (RIT-Kosovo). Kjo vizitë studimore kishte për qëllim të ofronte një pasqyrë të qartë mbi funksionimin e AKSK dhe të përfshinte studentët në një bashkëbisedim me ekspertët tanë për të ndarë përvojën dhe njohuritë e tyre.