“Siguria kibernetike në Ballkanin Perëndimor në fokus të Samitit të BE-së në Tiranë”

Siguria kibernetike në Ballkanin Perëndimor në fokus të Samitit të BE-së në Tiranë

Siguria kibernetike, trajtimi i kërcënimeve kibernetike dhe kërcënimet hibride janë fushat ku BE-ja do të thellojë më tej bashkëpunimin ndërsektorial me Ballkanin Perëndimor.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në deklaratën e përbashkët të nënshkruar në përfundim të Samitit, janë angazhuar për të punuar së bashku për të rritur sigurinë në ekosistemin kibernetik. Deklarata parashikon gjithashtu rëndësinë e përforcimit të sigurisë dhe ndërtimin e qëndresës ndaj ndërhyrjeve të huaja.

Sulmet e fundit kibernetike në rajon tregojnë nevojën për angazhim të zgjeruar, duke u mbështetur në programet ekzistuese dhe në bashkëpunimin me Agjencinë e BE-së për Sigurinë Kibernetike (ENISA) dhe me Qendrën Evropiane të Kompetencës Kibernetike, të kombinuara me nismat dypalëshe të Shteteve Anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë.

Në kuadrin e projektit për Reagimin e Shpejtë në fushën e Sigurisë Kibernetike, veprimi i BEsë po përqendrohet në rritjen e qëndresës kibernetike dhe të gatishmërisë ndaj incidenteve kibernetike të partnerëve që kanë qenë objektiv i sulmeve të fundit, duke dhënë mbështetje kibernetike më afatgjatë të BE-së në mbarë rajonin duke filluar nga viti 2023.

Samiti konfirmoi se BE-ja është e gatshme të rritë mbështetjen e saj për qëndresën ndaj sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe të intensifikojë bashkëpunimin në nivel rajonal dhe me partnerët ndërkombëtarë.

Buletini i Lajmeve të Sigurisë Kibernetike Nentor 2022
AKSK