Ngritja e kapaciteteve teknike dhe njerëzore në fokus të aktiviteteve të Qendrës Rajonale të Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C)

Në kuadër të përmbushjes së objektivave strategjikë në terma të ngritjes së kapaciteteve, AKCESK mori pjesë në “Trajnimin e trajnerëve për higjienën kibernetike” të zhvilluar nga WB3C në Podgoricë. Qëllimi i trajnimit ishte fuqizimi i kapaciteteve mbi higjienën kibernetike të ekspertëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor,  në mbështetje të perspektivës Evropiane dhe përafërimit Evropian të kuadrit rregullator të rajonit.

Qendra do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes rritjes së bashkëpunimit dhe trajnimit në fushën e sigurisë kibernetike, diplomacisë kibernetike, mbrojtjes së infrastrukturave kritike të informacionit, menaxhimit të incidenteve kibernetike dhe krimit kibernetik, duke adresuar nevojat dhe kontribuar në shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira.

Pjesëmarrja aktive në trajnimet dhe aktivitetet e organizuar nga WB3C i shërben AKCESK drejtpërdrejtë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin e kuadrit rregullator me shtetet anëtare të BE-së.

Buletini Javor 8-12 Maj 2023
AKSK