MENAXHIMI I INCIDENTIT KIBERNETIK - PROCEDURË E DOMOSDOSHME PËR INFRASTRUKTURAT KRITIKE

Menaxhimi i Incidentit Kibernetik – Procedurë e Domosdoshme për Infrastrukturat Kritike

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike organizoi dy ditë rradhazi, me të gjitha Infrastrukturat Kritike të Informacionit të ndara sipas sektorëve, trajnimin e thelluar për “Menaxhimin e incidentit kibernetik”, në përmbushje të objektivave të “Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2020-2025”.

Qëllimi i trajnimit është në vazhdën e rritjes së kapaciteteve profesionale të nevojshme për operatorët e infrastrukturave kritike në Shqipëri, si një ndër objektivat kryesore të Autoritetit. Gjithashtu, u organizua stërvitje kibernetike me skenarë të mbështetur në praktikat më të mira.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim edhe me One Telecommunication dhe Albtelecom.

“Siguria e Informacionit Financiar, Priroritet Aktual i AKCESK”
AKSK