Në kuadër të forcimit të kapaciteteve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) organizoi trajnimin me temë “Menaxhimi i Rrezikut Kibernetik dhe Vlerësimi i Tij”.
Trajnimi u fokusua në prezantimin e metodologjive praktike për identifikimin, analizimin dhe vlerësimin e rreziqeve kibernetike, si dhe në ndërtimin e qasjeve të strukturuara për menaxhimin e tyre në përputhje me kuadrin ligjor dhe standardet përkatëse.
Gjatë sesioneve u trajtuan gjithashtu raste studimore konkrete, duke lidhur aspektet teorike me situata reale.
Ky trajnim u realizua me mbështetjen e DCAF – Geneva.
