Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

AKSK dhe GIZ Albania nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për forcimin e sigurisë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe GIZ Albania nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus zhvillimin e Laboratorit të Sigurisë Kibernetike për trajnim, simulim dhe shkëmbim ekspertize në nivel kombëtar dhe rajonal.
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së objektivave strategjike, duke krijuar kushtet për përkthimin e ideve dhe prioriteteve të përbashkëta në plane veprimi konkrete, si dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal në sigurinë kibernetike, në funksion të ndërtimit të një mjedisi digjital më të sigurt në Ballkanin Perëndimor.

 

Shpërndaj Postimin