Hapet thirrja për përfaqësimin e Shqipërisë në European Cyber Security Challenge 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) shpall hapjen e thirrjes për përzgjedhjen e ekipit shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025, një nga garat më të rëndësishme evropiane në fushën e sigurisë kibernetike për të rinjtë.

Këtë vit, gara do të zhvillohet nga 6 deri më 10 tetor 2025, në Varshavë, Poloni, dhe organizohet nga ENISA – Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike.

ECSC synon të identifikojë dhe promovojë talentet e reja në fushën e sigurisë kibernetike, duke i vënë përballë sfidave praktike me ekipe nga mbi 40 vende pjesëmarrëse.

Kush mund të aplikojë?
Të gjithë të rinjtë e moshës 14–24 vjeç, të apasionuar pas teknologjisë dhe sigurisë digjitale, të cilët dëshirojnë të testojnë aftësitë e tyre dhe të përfaqësojnë Shqipërinë në një platformë ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Çfarë përfshin gara?
Pjesëmarrësit do të përballen me sfida teknike në fusha si:
  • Siguria e faqeve dhe shërbimeve web
  • Siguria e aplikacioneve mobile
  • Kriptografi
  • Reverse engineering
  • Fforensics

Në përfundim të procesit të përzgjedhjes, 10 të rinj do të përbëjnë ekipin përfaqësues të Shqipërisë në këtë garë.

Si të aplikoni?
Të interesuarit mund të plotësojnë formularin e aplikimit këtu.

Për më shumë informacion mbi garën ndërkombëtare: www.ecsc.e
AKSK mirëpret delegacionin nga institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike të Kosovës