Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit në fushën e sigurisë kibernetike

Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, mirëpriti në një takim Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, z. Anar Huseynov, ku u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë kibernetike.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e shkëmbimit të informacionit ndërmjet agjencive përkatëse, mbrojtjes së infrastrukturave kritike – përfshirë sektorët e gazit, naftës dhe gazsjellësin TAP – si dhe ngritjes së kapaciteteve për mbrojtjen e sistemeve OT/SCADA në sektorin e energjisë.

Palët shprehën gatishmërinë për të vijuar komunikimin dhe për të identifikuar forma konkrete bashkëpunimi në drejtim të forcimit të sigurisë digjitale dhe mbrojtjes së infrastrukturave strategjike.

AKSK zhvillon trajnim për forcimin e kapaciteteve në sigurinë kibernetike