Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, mirëpriti në një takim Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, z. Anar Huseynov, ku u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë kibernetike.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e shkëmbimit të informacionit ndërmjet agjencive përkatëse, mbrojtjes së infrastrukturave kritike – përfshirë sektorët e gazit, naftës dhe gazsjellësin TAP – si dhe ngritjes së kapaciteteve për mbrojtjen e sistemeve OT/SCADA në sektorin e energjisë.
Palët shprehën gatishmërinë për të vijuar komunikimin dhe për të identifikuar forma konkrete bashkëpunimi në drejtim të forcimit të sigurisë digjitale dhe mbrojtjes së infrastrukturave strategjike.