Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

DAI dhe USAID, të gatshëm për mbështetje për ngritjen e kapaciteteve profesionale të CII

RRITJA E KAPACITETEVE NJERËZORE NË FUSHËN E SIGURISË KIBERNETIKE

Në datën 17.03.2023, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, njëkohësisht edhe Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Z. Igli Tafa zhvilloi pranë zyrave të AKCESK, një takim me përfaqësues të DAI dhe USAID.

Takimi u zhvillua në funksion të forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes të DAI dhe USAID,  në terma të ngritjes së kapaciteteve teknike dhe profesionale të strukturave përgjegjëse të sigurisë kibernetike në disa prej infrastrukturave kritike të informacionit në Shqipëri, si sektorët energjetik dhe qeveritar.

Shpërndaj Postimin