Analiza “Lockbit 4.0” nga AKSK, tërheq vëmendje ndërkombëtare

Flavio Queiroz, ekspert i sigurisë kibernetike në Brazilian Navy Cyber Defense, ka vlerësuar analizën e AKSK mbi LockBit 4.0. Ai e ka konsideruar atë një kontribut të vlefshëm dhe e ka ndarë me rrjetin e tij profesional në LinkedIn. Çfarë përfshin analiza? Analizë e PowerShell script-it të përdorur për infektimin fillestar Përafrim me kornizën MITRE […]

Cyber Drill i AKSK me studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në UAMD Durrës

Ekspertë të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilluan sot një Cyber Drill me studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku u simuluan skenarë realë të sulmeve kibernetike. Gjatë këtij aktiviteti, studentët u përfshinë në mënyrë praktike në analizë të kërcënimeve dhe zgjidhjen e incidenteve në kohë reale.

Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën digjitale

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri kanë nënshkruar një marrëveshje, duke vendosur një fokus të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet dhe abuzimet online. Marrëveshja synon të: Rrisë ndërgjegjësimin përmes fushatave edukative për fëmijët, prindërit dhe mësuesit. Zhvillojë materiale edukative për një përdorim të […]

AKSK Zhvillon Trajnimin për Sigurinë Kibernetike në Vlorë për Punonjësit e Bashkisë

Në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme për forcimin e sigurisë kibernetike në administratat lokale, këtë herë ekspertët tanë të AKSK ishin në Vlorë për një trajnim mbi higjienën kibernetike me punonjësit e kësaj bashkie. Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e aftësive praktike të punonjësve për mbrojtjen e të dhënave dhe […]

AKSK Zhvillon Takim Ndërgjegjësues Me Të Rinjtë për Mbrojtjen nga Rreziqet Digjitale dhe Parandalimin e Bullizmit Kibernetik

Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, këtë herë zhvilluam një takim me disa të rinj. Diskutimi u përqendrua në mbrojtjen nga rreziqet e mjedisit digjital, ruajtjen e të dhënave personale si dhe parandalimin e bullizmit kibernetik, një fenomen që prek veçanërisht të rinjtë dhe që kërkon vëmendje dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm. Ky […]