Më 29 maj u zhvillua ceremonia e hapjes së Shkollës Verore DIGI-ABCD mbi “Transformimin Digjital përmes Inteligjencës Artificiale (IA), Blockchain, Sigurisë Kibernetike dhe Mbrojtjes së të Dhënave në kontekstin e Integrimit në BE”.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në kuadër të rritjes së kapaciteteve të ekspertëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit zhvilloi trajnimin në datat 29-30 Maj 2024 me pjesëmarrje të specialistëve nga AKSHI.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datat 27-28 Maj trajnim për punonjësit e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit.
Zv.Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, znj. Floreta Luli-Faber, gjatë një vizite në SHBA 🇺🇸 zhvilloi disa takime në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASh). Ajo u takua me z. Colleen Hyland, Drejtor i Zyrës Rajonale, znj. Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Parë dhe znj. Lisley Franz, Zëvendës Ndihmës Sekretar për Sigurinë Ndërkombëtare të […]
Në datat 16-17 Maj 2024, në Hagë, Holandë🇳🇱 u mbajt Konferenca e NATO me temë “Cyber Defence Plegde” me përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s dhe vendet partnere. Konferenca u hap me fjalën hyrëse të Z. Ernest Noorman, ambasadorit të Holandës për Çështjet Kibernetike, dhe u pasua me fjalimet e Z. Mircea Geoana, Zëvendës Sekretari […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 22 Maj trajnim me studentët në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në aktivitetin një-javor “Cyber Threat Intelligence”, të organizuar nga Instituti Amerikan për Qeverisje të Sigurtë, me prezencën e përfaqësuesve nga institucionet kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.Qëllimi i aktivitetit ishte të thellojë njohuritë e pjesëmarrësve dhe aftësitë e tyre për të kuptuar, vlerësuar dhe integruar inteligjencën e kërcënimeve kibernetike […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 21 Maj trajnim me studentët e Universitetit Metropolitan. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi: Sigurinë Kibernetike Menaxhimin e një incidenti kibernetik ku u shpjeguan se cilat janë hapat që ndërmerren gjatë menaxhimit të një incidenti kibernetik Pjesa praktike (Cyber […]
Kështu përfundoi udhëtimi fantastik 3 ditor i aktivitetit më të madh rajonal për të rinjtë në sigurinë kibernetike, Western Balkans Cyber Camp! Jemi të lumtur dhe mirënjohës për çdo pjesëmarrës, që e ka bërë këtë event të përvitshëm më të pëlqyerin e të gjithëve!
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 24 Maj trajnim me studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, me fokus fushën e Sigurisë Kibernetike. Nëpërmjet këtij trajnimi synohej ngritja e kapaciteteve të studentëve dhe aftësim i tyre në fushën e sigurisë kibernetike. Ekspertët e Autoritetit e ndanë trajnimin në dy faza: Pjesa teorike […]