Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi dëgjesat publike mbi ndryshimet e propozuara në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2024 ‘Për sigurinë kibernetike’”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si dhe sektorit bankar.
Gjatë gjashtëmujorit të parë, janar–qershor 2026, janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar. Ky numër përkon me rreth 56.4 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë.
Qeverisja e sigurisë kibernetike në epokën e AI kërkon një qasje të re ndaj menaxhimit të rreziqeve dhe përdorimit të teknologjive inteligjente. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon webinarin “Qeverisja e sigurisë kibernetike në epokën e AI”, i dedikuar ndaj sfidave që shoqërojnë përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe praktikave që ndihmojnë institucionet dhe kompanitë ta […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një takim me përfaqësues të Infrastrukturave Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit, me fokus forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike kombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe operatorëve privatë.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi trajnimin e parë me përfaqësues të Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME), në kuadër të Programit Kombëtar për Ndërtimin e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike për SME-të. Aktiviteti u fokusua në rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e njohurive praktike mbi sigurinë kibernetike në mjedisin e biznesit.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi trajnimin e katërt dhe të fundit në kuadër të ciklit të trajnimeve teknike të dedikuara për përfaqësues të disa institucioneve të pavarura, me fokus në Endpoint Detection & Response (EDR) dhe mbrojtjen e pajisjeve fundore nga kërcënimet kibernetike.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi trajnimin e tretë në kuadër të ciklit të trajnimeve për përfaqësuesit teknikë të disa prej institucioneve të pavarura, me fokus në sistemet SIEM (Security Information and Event Management) dhe menaxhimin e log-eve.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi aktivitetin përmbyllës ndërgjegjësues për këtë vit shkollor me fëmijët e shkollës “Vatra e Dijes” në Tiranë, duke mbyllur një seri aktivitetesh të dedikuara për sigurinë online dhe edukimin digjital të fëmijëve dhe të rinjve.
Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike, me seli në Tallinn, Estoni.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi modulin e parë të ciklit të trajnimeve teknike për disa institucione të pavarura, me fokus në monitorimin e infrastrukturave dhe forcimin e kapaciteteve praktike në fushën e sigurisë kibernetike.