AKSK: 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të informacionit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Gjatë gjashtëmujorit të parë, janar–qershor 2026, janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar. Ky numër përkon me rreth 56.4 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë.

Nga numri i përgjithshëm, 54% e tentativave janë drejtuar ndaj infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% ndaj infrastrukturave kritike të informacionit.

Tentativat kanë synuar sektorë të ndryshëm, përfshirë sektorin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin energjetik si dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vijon monitorimin e vazhdueshëm të kërcënimeve dhe forcimin e masave mbrojtëse, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së infrastrukturave të informacionit në vend.

Buletini i Lajmeve të Sigurisë Kibernetike Korrik 2026