Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të organizojë webinarin online me temë: “Transformimi i sigurisë kibernetike në epokën e inteligjencës artificiale (AI)”
Në Laboratorin e Sigurisë Kibernetike të AKSK, u mbajt një trajnim praktik për sigurinë kibernetike duke përdorur platformën SimSpace, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit si dhe nga institucionet e pavarura.
Je prekur nga mesazhi mashtrues që po qarkullon në WhatsApp?
Bazuar në informacionet më të fundit, është identifikuar një fushatë phishing që po qarkullon në formën e një mesazhi, me tekstin si më poshtë: “Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” një takim ndërgjegjësues me nxënësit mbi sigurinë në internet dhe rreziqet që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe ASHDMF, me qëllim edukimin e të rinjve për një qasje më të sigurt dhe të përgjegjshme […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizoi një workshop mbi sigurinë kibernetike në rrjetin 5G, si pjesë e strategjisë së tij të vazhdueshme për krijimin e një mjedisi më të sigurt digjital në Shqipëri dhe rajon.
Në një botë gjithnjë e më të lidhur përmes teknologjisë, siguria kibernetike nuk është më thjesht çështje teknike – është një sfidë njerëzore. Pavarësisht sa të avancuara janë sistemet mbrojtëse, në zemër të çdo incidenti kibernetik qëndron shpesh një faktor i vetëm: sjellja e njeriut. Statistikat globale tregojnë se mbi 90% e incidenteve në sigurinë […]
Në realitetin digjital të sotëm, ku aplikacionet dhe platformat mund të kufizohen për arsye të ndryshme ligjore apo të sigurisë, shumë përdorues kërkojnë mënyra për të anashkaluar këto barriera. Zgjidhja më e shpejtë për ta duket të jetë një aplikacion VPN falas. Por ajo që pak e kuptojnë është se, ndërkohë që një VPN falas […]
AKSK, në bashkëpunim me CIT, organizoi një trajnim interaktiv me studentët e këtij universiteti, duke i angazhuar në analiza të kërcënimeve kibernetike, strategji mbrojtëse dhe një ushtrim praktik Cyber Drill. Ekspertët tanë ndanë njohuri mbi identifikimin e dobësive dhe reagimin efektiv ndaj sulmeve kibernetike. AKSK mbetet i angazhuar në rritjen e kapaciteteve dhe zbulimin e […]