AKSK zhvillon trajnim për forcimin e kapaciteteve në sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim të dedikuar për stafin e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, me qëllim forcimin e kapaciteteve teknike dhe rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike. Aktiviteti, i mbajtur në ambientet e Autoritetit, u fokusua në aftësimin e pjesëmarrësve për të reaguar në mënyrë efektive ndaj […]

41 Senatorë Nga Shkollat e Mesme Trajnohen Mbi Higjienën Kibernetike

Edukimi për sigurinë dhe përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë, është pjesë e projekteve në shkolla me qëllim formimin e brezave të ndërgjegjshëm, të aftë dhe të sigurt në botën online. 41 senatorë nga gjimnazet e Tiranës morën pjesë në një trajnim mbi higjienën kibernetike, etikën online dhe sigurinë digjitale, për t’u bërë më pas trajnerë […]

Drejtori i AKSK-së, z. Igli Tafa, në GCF 2025 në Rijad – Shqipëria, shembull i qëndrueshmërisë digjitale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

Me ftesë zyrtare nga organizatorët e Forumit Global të Sigurisë Kibernetike (Global Cybersecurity Forum – GCF Annual Meeting 2025), Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, zhvilloi një vizitë zyrtare në Rijad në Arabinë Saudite, në kuadër të ngjarjes më të rëndësishme botërore në fushën e sigurisë kibernetike, e cila […]

Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike – Tafa: “Mbrojtja kibernetike është sot themeli i sigurisë kombëtare”

Konferenca e 3-të e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike po zhvillohet në Tiranë më 9–10 tetor 2025, duke mbledhur përfaqësues të lartë politikë, ushtarakë dhe ekspertë të industrisë nga 32 vendet aleate dhe partnere të Aleancës, për të diskutuar mbi forcimin e qëndrueshmërisë kolektive dhe bashkëpunimit në fushën kibernetike.