Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 22 Maj trajnim me studentët në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në aktivitetin një-javor “Cyber Threat Intelligence”, të organizuar nga Instituti Amerikan për Qeverisje të Sigurtë, me prezencën e përfaqësuesve nga institucionet kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.Qëllimi i aktivitetit ishte të thellojë njohuritë e pjesëmarrësve dhe aftësitë e tyre për të kuptuar, vlerësuar dhe integruar inteligjencën e kërcënimeve kibernetike […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 21 Maj trajnim me studentët e Universitetit Metropolitan. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi: Sigurinë Kibernetike Menaxhimin e një incidenti kibernetik ku u shpjeguan se cilat janë hapat që ndërmerren gjatë menaxhimit të një incidenti kibernetik Pjesa praktike (Cyber […]
Ditën e enjte, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, zhvilloi Webinarin e dytë me temë “Sulmet Phishing, metodat e reja të sofistikuara”. Më shumë se 200 pjesëmarrës, nga sektori publik dhe privat, u informuan rreth teknikave të mashtrimit online nga eksperti i Autoritetit z.Bledi Kacadej.
Kështu përfundoi udhëtimi fantastik 3 ditor i aktivitetit më të madh rajonal për të rinjtë në sigurinë kibernetike, Western Balkans Cyber Camp! Jemi të lumtur dhe mirënjohës për çdo pjesëmarrës, që e ka bërë këtë event të përvitshëm më të pëlqyerin e të gjithëve!
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 24 Maj trajnim me studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, me fokus fushën e Sigurisë Kibernetike. Nëpërmjet këtij trajnimi synohej ngritja e kapaciteteve të studentëve dhe aftësim i tyre në fushën e sigurisë kibernetike. Ekspertët e Autoritetit e ndanë trajnimin në dy faza: Pjesa teorike […]
Gjatë vizitës në New York në ndjekje të aktiviteteve të zhvilluara në OKB, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e AKSK, znj. Floreta Faber, pati mundësinë të zhvillonte takime me përfaqësues të organizatave dhe vendeve partnere kryesore të Shqipërisë, në përpjekjen e zhvillimit dhe modernizimit të gjithë ekosistemit kibernetik.
Ju ka ndodhur ndonjëherë që të dhënat tuaja personale të jenë rrezikuar në internet? A jeni të gatshëm të mësoni më shumë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga këto rreziqe? Ju ftojmë të regjistroheni në trajnimin online për higjienën kibernetike duke zgjedhur datën 28 ose 30 Maj në linkun e mëposhtëm: https://aksk.gov.al/praktikat-me-te-mira-ne-sigurine-dhe…/ Trajnimet […]