AKSK Organizon Trajnimin Mbi Higjienen Kibernetike për Mësuesit e Ciklit Fillor

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vijon angazhimin për përmirësimin e sigurisë online duke zhvilluar takime ndërgjegjësuese, këtë herë me mësuesit e ciklit fillor. Këto sesione janë tejet të dobishme për mësuesit, jo vetëm për rritjen e ndërgjegjësimit të tyre mbi Higjienën Kibernetike, por edhe për punën e tyre me nxënësit, duke i pajisur me praktikat […]

Prishtinë – Shaping Tomorrow: The Impact of AI on Future Generations

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në konferencën rajonale “Shaping Tomorrow: The Impact of AI on Future Generations” . Kjo konferencë u  organizua nga Rit Kosovo në bashkëpunim me Special Competitive Studies Project më 17 Tetor 2024, e cila mblodhi profesionistë dhe të rinj për të diskutuar ndikimin e AI në brezat e ardhshëm.

Bruksel – Horizontal Working Group in Cybersecurity 

Horizontal Working Group in Cybersecurity i Këshillit të BE ftoi për herë të parë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në një takim. Shqipëria pati mundësinë të prezantojë avancimin e saj të shpejtë në reformat ligjore, përparimet teknologjike dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në fushën e sigurisë kibernetike. Prezantimi para 27 vendeve anëtare hapi një dritare të […]

Budapest – European CS Capacity Building Conference

Nën iniciativën e presidencës hungareze, Ballkani Perëndimor u ftua të marrë pjesë në konferencën “European CS Capacity Building Conference,” e cila u zhvillua në Hungari. Paneli i dedikuar për Ballkanin Perëndimor u përqendrua në kapacitetet e diplomacisë kibernetike, duke nxitur dialogun dhe bashkëpunimin për forcimin e sigurisë kibernetike në rajon.

Women4Cyber

Aktiviteti, i strukturuar përmes punës në grupe dhe diskutimeve, u përqendrua në rolin e gruas, duke vënë theksin tek ndarja e përvojave të punës, sfidat e përditshme në ambientin profesional, nxitjen e bashkëpunimit dhe frymëzimin e të rinjve, veçanërisht vajzave, për t’u angazhuar në fushën e sigurisë kibernetike.

Washington D.C  – Samiti i 4-rt Global për parandalimin e Ransomware (CRI) 

Shqipëria udhëhoqi një projekt për të përmirësuar zbatimin e Rekomandimit 15 të Task Forcës së Veprimit Financiar mbi rregullimin e aseteve virtuale dhe ofruesve të shërbimeve të lidhura me to, i cili do të ndihmojë në frenimin e fluksit të paligjshëm të fondeve dhe prishjen e ekosistemit të pagesave që nxit industrinë e ransomware,” thuhet […]

AKSK krijon skedarët e reagimit – Playbooks, për ekspertët e operatorëve.

Institucionet publike dhe private të vendit tonë, përveç një metodologjie të re moderne për menaxhimin e incidenteve, tashmë kanë gjithashtu skenarë të gatshëm reagimi, të quajtur “playbooks”, të cilët do t’u vijnë në ndihmë në rastin e një incidenti kibernetik. Këta skenarë, të paraqitur në mënyrë grafike dhe të përgatitur nga ekspertët e AKSK-së, shërbejnë […]

AKSK Takim me Aktorët që do të përfshihen në planin e strategjisë së re të sigurisë kibernetike.

Në kuadër të ngritjes së strategjisë së re të sigurisë kibernetike 2025-2030, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ftoi të gjithë aktorët që do të përfshihen në planin e veprimit për forcimin e strategjisë së sigurisë kibernetike. Qëllimi është përmirësimi i gjithë ekosistemit kibernetik, duke sjellë një qasje të re për mbrojtjen e infrastrukturave kritike, mbrojtjen […]